Einxhel Shkira moderatorja seksi në ‘’In Tv’’ sihte dhe një nga tifozet më të mediatizuara të Kombëtares Shqiptare. Ajo ishte e pranishme në stadium në ndeshjen me Zvicrën dhe përmendej nga mediat angleze si e dashura e futbollistit Bekim Balaj, edhe pse historia mes çiftit ka kohë që ka përfunduar. Ajo përmendej në të njëjtën listë me gra të tjera të famshme si Pilar Rubio apo Shakira. Ndërkohë që Einxhel nuk e ka përjetuar fare keq këtë ngatërresë të vogël.
Në listën e 100 femrave më seksi në Euro 2016, Einxhel u rendit e 14-ta. Ajo shprehet për ‘’Panorama Plus’’ që të jesh ndjekëse e futbollit nuk ka nevojë për një shtytje të veçantë, pasi tifozeria për sportin nuk njeh kuadrate.
E pyetur për preferencat e saj në meshkujt e futbollit ajo e ka pasur të qartë zghedhjen, Bekim Balaj edh pse historia ndërmjet të dyve konsiderohet e mbyllur.