
Dikur shkëlqente në fushë si lojtar, ndërsa tashmë do të jetë sërish pranë futbollit por në rolin e trajnerit. Bëhet fjalë për Ervin Skelën, ish-mesfushorin e Kombëtares i cili pritet të nisë një aventurë të re në skuadrën e Eintracht Frankfurt.
“Weisbadener” bën me dije se ai do të marrë drejtimin e 17-vjeçarëve, elementët e së cilit do të mund të shërbejnë në ekipin e parë. Ai pati deklaruar se nuk është gati për të drejtuar në elitën tonë, ndërsa preferon që t’i ngjisë shkallët një e nga një në karrierë.
Poll