Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia me sytë nga Europa, “blindon” mbrojtjen me lojtarin e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia me sytë nga Europa, “blindon” mbrojtjen me lojtarin e

Renato Malota do firmosë në vijim kontratë 2-vjeçare me Egnatian. Mbrojtësi lezhjan mbylli aventurën me Laçin pas eleminimit në turin e dytë të Conference League, teksa tashmë do vazhdojë rrugëtimin e tij në kampin rrogozhinas.

Egnatia po punon me seriozitet të plotë prej fillimit të merkatos, ndërsa objektiv i klubit për sezonin e ardhshëm mendohet të jetë pjesëmarrja në Kupat e Europës. Kështu është gjetur akordi me 33-vjeçarin, që do i shërbejë skuadrës me eksperiencën e tij.

Kujtojmë se Malota ka luajtur vetëm brenda Shqipërisë, ndërsa më shumë paraqitje gëzon me klubin e Kukësit. Mbetet për t’u parë si do shkojë aventura e re në Rrogozhinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga