Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia me fytyrë tjetër edicionin e ri, Ndriçim SHTUBINA tregon hapur objektivat

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia me fytyrë tjetër edicionin e ri, Ndriçim SHTUBINA

Egnatia po zhvillon në Maqedoninë e Veriut fazën përgatitore, ku do qëndrojë deri më 8 gusht. Rrogozhinasit kanë kryer disa përforcime për sezonin e ri, teksa nuk kanë munguar largimet. Ndryshimet në klub janë ndjerë. Edlir Tetova ka statusin e trajnerit, ndërsa Ndriçim Shtubina në rolin e drejtorit sportiv ka qenë kyç gjatë merkatos.

Në emisionin “SportZone” të MCN TV, ai tha se objektiv me afrimet e reja është Europa. Ndër të tjera tregoi se presidenti ka luajtur rol kyç, duke plotësuar kushtet si investitor i vetëm. Për largimet është shprehur që nuk i janë përshtatur Egnatias së re, ndërsa ka pasur nga ata që sezonin e fundit nuk dhanë maksimumin. Më poshtë mund të lexoni fjalën e tij.

“Është një pozicion që e kam marrë me shumë qejf. Objektivi i klubit është Europa. Skuadra është në rritje e sipër, 90% të merkatos e kemi mbyllur dhe presim një sulmues tani. Po vazhdojmë përgatitjet për kampionatin. 

Nuk është e thjeshtë, por merkato është bërë me kujdes. Kisha këmbëngulur që merkatoja të bëhej shpejt dhe presidenti ishte dakord. Unë kam besim deri në fund për arritjen e objektivit Europë. Presidenti është munduar të plotësojë çdo kusht te skuadra. Investon i vetëm në këtë klub. Ne duhet të japim maksimumin për Europën. Të rrimë me këmbë në tokë, sepse është një skuadër e re, por lojtarët janë marrë për të arritur Europën.

Largimet janë bërë për një arsye, sepse nuk u përshtatën mendimet dhe filozofia e klubit, për atë që do të bëjmë. Disa lojtarë vjet ndoshta nuk dhanë maksimumin dhe largimi ishte i pritshëm. Për momentin presim vetëm një sulmues, pjesa tjetër është gati dhe po stërvitet mire”, u shpreh Shtubina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga