
Trajneri I Kombëtares U-19, Nevil Dede I ftuar në emisionin "Pressing" për fitoren e sotme të Tiranës 5-1 ndaj Besëlidhjes, por edhe për ecurinë në kampionat. Sipas Dedes trajneri Egbo nuk dëshiron të krijojë paknaqësi në skuadër dhe për këtë arsye nuk ndryshon titullarët.
"Tirana është shumë e fortë, diferenca e tregon qartë. Sidomos me ekipet e Kategorisë së Parë, ku avantazhet janë edhe më të mëdha. Kualiteti bëri diferencën. Deri diku, edhe Besëlidhja edhe Apolonia ishin të motivuara.
Ekipi i Tiranës ka dhe një armë shumë të fortë, arrin shumë shpejt te goli. Egbo në çdo moment mundohet të ruajë stabilitet dhe të mos krijojë pakënaqësi te skuadra. Tirana shënon lirshëm dhe ndihen mirë. Kur Tirana ndihet mirë, është kundërshtar i pathyeshëm.
Është "no sens" që në futbollin shqiptar të ketë rotacion të plotë. Tirana i ka pozicionet e dubluara dhe kjo gjë e bën Tiranën më të fortë. Por Egbo nuk e tradhton veten dhe ruan titullarët që në derbin kundër Partizanit, që ishte kthesa për sezonin e Tiranës", u shpreh Dede