Tirana ka plotësuar organikën. Ashtu siç u shpreh presidenti Refik Halili pak ditë më parë, stafi I bardhebluve është shtuar me trajnerin e portierëve. Do të jetë Alfred Osmani (37 vjeç) ai që do stërvisë "gardianët" e bardhebluve, ndërsa zë kështu vendin e lënë vakant nga vendosja e Emmanuel Egbo në krye të skuadrës.
Bardheblutë prej së shtunës janë në Pogradec, aty ku po vijojnë përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dinamos së Tbilisit. Trajneri I ri I portierëve, Alfred Osmani është bashkuar me grupin, ndërsa është njohje e vjetër pasi në sezonin 2007-2008 ka mbajtur veshur fanellën dhe dorezat bardheblu. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Teutën, Elbasanin, Besën dhe Dinamon.

Poll