Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Edi Reja "spiunon" Ardian Ismajlin, mësohen 2 klubet italiane që kërkojnë qendërmbrojtësin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Reja "spiunon" Ardian Ismajlin, mësohen 2 klubet italiane

Italia është bërë "oazi" i futbollistëve shqiptarë, ndërsa kolonia e kuqezinjve që do të luajnë në Serie A pritet të shtohet edhe me Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit në Kroaci, prej kohësh ndiqet nga klube të ndryshme, ndërsa veç Veronës janë edhe 2 skuadra që interesohen për shërbimet e 23 vjeçarit.

Është trajneri i Kombëtares kuqezi Edi Reja ai që ka "spiunouar" djaloshin, duke zbuluar edhe dy skuadra të tjera që interesohen për të. Bëhet fjalë për Leçen dhe Beneventon. Të parët po luftojnë të qëndrojnë në elitën e futbollit italian, ndërsa Benevento do të rinjgjitet këtë sezon nga Serie B, pasi ekipi i drejtuar nga Inzaghi ka një diferencë prej 20 pikësh me ndjekësit më të afërt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga