
Ilion Lika është një nga pikat kyçe të Tiranës në këtë sezon. Portieri bardheblu është pse në moshën 39-vjeçari vazhdon të jap kontributin e tij. Bardheblutë u kualifikuan në Kupë dhe në kampionat do të përballen ndaj Skënderbeut ditën e shtunë. Në një prononcim për "RTSH Sport", ka folur dhe portieri Ilion Lika që flet për ecurinë e Tiranës si dhe për eleminimin e Partizanit pasi nuk do të ketë derbi në Kupë.
"Ne e shikojmë si një ndeshje radhe, si një 3 pikësh për të kapur objektivat që kemi. Është një ndeshje e fortë pasi kundërshtari ka kualitete. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë takim dhe të vazhdojmë aty ku duam ne si klub të arrijmë.
Ekipi i Tiranës që në fillim të kampionatit është projektuar për të qenë kompetitiv. E nisëm mirë, por pastaj patëm disa oshilacione, një rënie që i ndodh çdo klub jo vetëm ne. Tani kemi gjetur vetveten dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu".
Aspekti individual? "Unë mundohem gjithmonë të bëj maksimunin si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Ndihem shumë mirë kur ndihmoj ekipin dhe falenderoj zotin që nuk i jam bërë barrë këtij klubi".
Eleminimi i Partizanit nga Kupa? "Këtë ndeshje të gjithë në klub e donim për shkak të fitimeve financiare që sjell kjo ndeshje. Donimin që Partizani të kalonte turin sepse do të ishin 4 ndeshje derbi. Na vjen keq sepse do të kishte përfitime si Tirana ashtu dhe Partizani, por futbolli është tillë", u shpreh Lika.