
Kukësi do të luajë këtë javë një ndeshje të rëndësishme përballë Tiranës në "Selman Stermasi", ditën e shtunë. Verilindorët prej kohësh nuk luajnë ndeshje në Kukës për shkak se stadiumi I tyre po rikonstruktohet dhe do të jetë gati sezonin e ri. Në një prononcim për "RTSH Sport", ka folur dhe presidenti I klubit që është njëkohësisht edhe kryetari I bashkisë Kukës, Safet Gjici. Numri një I verilindorëve ka treguar se kur do të jetë gati stadiumi, por nuk harron të "thumbojë' edhe Tiranën, kundërshtarin e radhës në kampionat.
"Firma po punon me ritme me shpejta dhe jemi optimist ta mbyllim stadiumin brenda verës që vjen. Kemi vështirësi pasi i bëjmë ndeshjet jashtë dhe ekipi duhet të luaj në fushën e vete e tifozët mezi po presin.
Stadiumi do të ketë të gjitha parametrat e UEFA-s dhe për këtë kemi marrë edhe miratimin e disa banorëve që u preket prona jashtë stadiumi.
Ekipi i Kukësit është I kompletur dhe presë me Tiranën që të fitojnë. Ne Tiranës ia kemi marrë dorës, por kjo ndeshje do të tregojë që Kukësi është kthyer fuqishëm. Tirana ka ekip shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e luftuar, por Kukësi do të tregoj vlerat që ka. Tani varet te fusha e lojës pasi do të jetë fusha që do ta përcaktojë, por kam bindjen se do ta fitojmë këtë ndeshje".