Vokli Laroshi është larguar nga Partizani. Siç njoftonte më parë edhe vetë portieri, tashmë është klubi që ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit.
Bëhet me dije se gjithçka është zgjidhur me dakordësi. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar thuhej:
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Vokli Laroshin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve sipas parametrave të kërkuar nga Klubi, duke i dhënë mundësi Laroshit të zgjedhë destinacionin e radhës.
FK Partizani falënderon Vokli Laroshin që ishte pjesë e familjes së kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

Poll