Superioria është në prag të rinisjes së saj dhe tashmë në studio po flitet për merkaton e janarit dhe si pritet të jetë kampionati. Ish trajneri i Tiranës, Ardian Mema i ftuar në Sport News në fjalën e tij hapëse foli për merkaton e janarit dhe mundësinë e ekipeve për të bërë blerjet e duhura.
“Po ta shikosh të gjithë ekipet nuk kanë mundësi të marrin asnjë lojtarë. Më së shumti i marrin për provë në janar. Sepse kanë dhe të drejtë nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua. Prandaj Janari nuk është periudha e duhur për të bërë blerje. Në Shqipëri mesa shikoj unë do vazhdojnë të vijnë lojtarë me cilësi të dobët”, tha në fillim Mema.
“Në dijeninë time Muçit e Çelhakës i është bërë një ofertë nga jashtë . Por klubi do ta mendojë mirë. Nuk bëhet fjalë për ofertë 5 milion euro por është duke u parë mundësia të mbajnë një pjesë të kartonit. Por klubeve shqiptare duhet tiu vijnë oferta nga jashtë”, u shpreh Mema për dy talentet e Tiranës.