
Futbollisti i Skënderbeut Gjergji Muzaka është bërë baba për herë të dytë. 34-vjeçari është bërë me vajzë, të cilën i kanë vënë emrin Lora. Veterani i Superiores feston sot një nga momentet më të veçanta jetës.
Muzaka është baba dhe i një fëmije tjetër. Ai konsiderohet njëri prej lojtarëve më të suksesshëm të kampionatit shqiptar duke shkëlqyer me fanelat e Partizanit, Tiranës dhe Skënderbeut. Muzaka është aktivizuar në 21 takime zyrtare me Shqipërinë.
Poll