Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E "varën" në mes të Romës, De Rossi mbron ultrasit e Lacios: Çfarë do presësh nëse feston poshtë sektorit të tyre?!

Shkruar nga NEWSPORT
E "varën" në mes të Romës, De Rossi mbron ultrasit

Tifozët e Lacios, një ditë pas derbit që fitoi skuadra e tyre 3-1 kundër Romës bënë një gjest të dënueshëm duke varur katër manekinë të veshur me fanellën e Romës poshtë një ure.

Njëri prej lojtarëve ishte edhe De Rossi. Zv.kapiteni i Romës i është përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje, por ai ka justifikuar në një farë mënyre gjestin e ultrasve të Lacios.

"Prej shumë vitesh luaj me Romën dhe nuk jam ndier kurrë i rrezikuar, meritë edhe e tifozëve të Lacios. Nëse do ndihesha i rrezikuar prej tyre do të kisha ikur nga Roma. Nuk ishte koreografia më e mirë që kanë bërë, por duhen kuptuar disa gjëra. Ne si futbollistë nuk mund të shkojmë poshtë sektorit të tyre në stadium duke festuar sa herë që i shënojmë Lacios dhe ultrasit të mos reagojnë. Shpresoj që herën tjetër të bëjnë diçka më argëtuese", tha De Rossi, i cili pas golit që shënoi në sfidën e fundit kundër Lacios u afrua te sektori i tifozëve të Lacios duke festuar, çka acaroi shumë tifozët bardhekaltër.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga