
Gazetari I njohur sportiv, Fatmir Mneri është shprehur kundër bojkotit të gjatë të futbollit. Në "Rubrikën Sportive", Mneri thekson se Qeveria I ka quajtur disa pika të panegociueshme, teksa sulmon Ligën për përdorimin e fëmijëve të akademisë në protest, duke e quajtur të turpshme.
"Nga Qeveria u tha saktë se nuk ka pranim kërkesash, të paktën ministrja doli e tha se disa nga pikat janë të panegoriueshme sepse nuk mund të realizohen. Unë nuk e di se ku e dëgjuan që do realizohen të gjitha. Të ulen të flasin sepse nuk është mirë bllokimi I futbollit. Është e turpshme që të përdoren fëmijët dhe të nxiren aty për pikat e Ligës. Nuk dua të përsëritem por ajo që pashë sot nuk shkon", tha Mneri mes të tjerash.