
E jashtëzakonshme ajo që ndodh në Gjirokastër. Një ditë pasi klubi i Luftëtarit njoftoi publikisht pezullimin e trajnerit Julian Ahmataj së bashku me dy futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson Ferrera, një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot para seancës stërvitore. Si trajneri dhe dy lojtarët kanë zbritur si zakonisht në fushë duke qenë se nuk ishin njoftuar zyrtarisht për vendimin.
Por, drejtuesit janë paraqitur aty dhe sipas "Supersport" i kanë dhënë me shkrim edhe vendimin për pezullimin e tyre. Një situatë krejtësisht absurde duke treguar edhe njëherë se si në futbollin shqiptar, respekti vihet në plan të dytë para inateve personale. Megjithatë ajo që është për t'u përgëzuar është serioziteti i Jul Ahmatajt së bashku me dy lojtarët që kanë shkuar për t'u stërvitur pavarësisht jehonës medietike të pezullimit të tyre.