Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E thotë disa herë, trajneri i SKËNDERBEUT: Erdhëm vetëm për fitore, iu tregoj problemin e Vangjel Zguros

Shkruar nga NEWSPORT
E thotë disa herë, trajneri i SKËNDERBEUT: Erdhëm vetëm

Migen Memelli ka folur pas barazimit 1-1 kundër Egnatias, e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Trajneri i Skënderbeut u shpreh i pakënaqur me rezultatin, por jo me lojën e ekipit.

Në prononcimin e zakonshëm për Supersport, Memelli tregoi se skuadra e tij dominoi dhe në Rrogozhinë kishin shkuar me misionin e qartë fitoren. Në fjalën e tij, pogradecari u shpreh:

"Erdhëm për të fituar në fakt në Rrogozhinë. Vuajtëm në 15 minutat e para sepse nuk kishim erën në favor. Treguesi më i mirë i përsosmërisë është shënimi i golit pasi ke pësuar. Më kënaq rrjedhshmëria dhe shpejtësia me topin e ekipit. Në gjithë lojën kemi qenë superiorë, kemi mbajtur topin. Te 1/3 e kundërshtarit duhet të jemi më konkretë. S'kemi qenë konkretë te pasi i fundit, as para porte. Këtu mund të merrnim më tepër. Në fund Egnatia mund të na ndëshkonte.

Konkretizimi? Detyra jonë si trajner është që ta nxjerrim ekipin para porte. Pastaj në një moment ose tjetër, qetësia që kanë ata është determinante në futboll. I patëm rastet tona për të shënuar. Fakti që jam i mërzitur sot, është se patëm raste goxha të mira. Nuk erdhëm këtu si inferiorë, por si ekip që dëshiron të dominojë. Futbolli i njeh këto edhe pse 70 përqind e këtyre ndeshjeve kanë dalë barazim. Ne futemi në fushë për të fituar.

Zguro? Çështja e tij është një çështje që ka 3 muaj kohë. Ai vjen nga një dëmtim i rëndë. S'është stërvitur gjatë gjithë fazës përgatitore. Ne po mundohemi t'i japim minuta. Mos të harrojmë që Zguro është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë. I kemi kërkuar të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe mos të marrë shumë nisma përpara. Gjendja e tij fizike s'është e duhura, në momentin e parë që do të jetë, besoj se do të shihni një futbollist tjetër në atë pozicion", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga