Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E shkarkuan pasi fitoi titullin, zbulohet fjalimi i ashpër i Agnellit ndaj Sarrit: Ishte një vit m**i, dikush nuk dha maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
E shkarkuan pasi fitoi titullin, zbulohet fjalimi i ashpër i Agnellit ndaj

Marrëdhënia mes Juventusit dhe Maurizio Sarri, pavarësisht se fitoi Scudetto, nuk ishte kurrë e mirë. Një gjë e tillë konfirmohet edhe në dokumentarin e Juventusit “All or Nothing”, në të cilën shihet fjalimi i ashpër i presidentin Andrea Agnelli ndaj ish trajnerit. Edhe pse fitoi titullin kampion, presidenti bardhezi e kritikoi ashpër Sarri dhe këtë gjë e bëri në prezantimin e Pirlos përpara skuadrës.

"Unë kam qenë president i Juventusit për 10 vjet. Nëse shikoj vitin e kaluar, përtej rezultateve sportive, ju them nga zemra se ishte një vit m**i. Edhe këtu dikush nuk dha gjithçka që duhej. Nëse mendoj për të gjitha përpjekjet e bëra nga meshkujt dhe femrat e Juventusit, jemi 800 njerëz, dalim në fushë të 800, fitojmë dhe humbasim të 800.

Ne jemi një grup që duhet të shkojmë gjithmonë bashkë në të njëjtin drejtim. Bëmë një zgjedhje në të cilën besoj shumë, që është ajo e Pirlos, tani ai është në grup dhe duhet ta ndiqni gjithmonë dhe në çdo rast çdo ditë. Do të jetë një vit i vështirë, do të kthehemi te entuziazmi që kemi patur. Kushdo që do të përpiqet të prekë qoftë edhe njërin prej jush, fillimisht do të kalojë mbi trupin tim. Kujdesuni për pjesën tjetër," shprehet Allegri përpara skuadrës.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga