Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E RRALLË/ Më shumë tifoza se Superiorja, ekipi i Kategorisë së PARË mbush stadiumin (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
E RRALLË/ Më shumë tifoza se Superiorja, ekipi i Kategorisë

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë nisi fundjavën e lënë pas me sfidat e javës së parë, që dhuruan mjaft spektakël në fushë dhe shumë gola, ndryshe nga Superiorja që golat për momentin i ka me pikatore.

Ndërkohë që kategoria inferiore ia ka kaluar Superligës edhe në një pikë tjetër, ndonëse jo në rastin e të gjitha skuadrave. Dhe kjo është pasioni i tifozëve për ekipin e tyre të zemrës, pasi në tre javë kampionat në Superligë është vënë re një numër i pakët spektatorësh në stadiume.

Ndërkohë në një foto të publikuar nga klubi i Egnatias në grupin B të Kategorisë së Parë, vihet re një numër i konsiderueshem tifozësh në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës në sfidën e fituar 1-0 ndaj Bylisit. Ndonëse kushtet e stadiumit "Hasan Zyla" në mënyrë të pritshme lënë shumë për të dëshiruar, kjo nuk i pengon tifozët të ndjekin nga afër dhe të mbështesin ekipin e qytetit të tyre.

[gallery columns="1" size="full" ids="276648"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga