Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E RRALLË/ Kampion në Letoni dhe Hong Kong, futbollisti shqiptar kërkon titullin edhe në Qipro

Shkruar nga NEWSPORT
E RRALLË/ Kampion në Letoni dhe Hong Kong, futbollisti shqiptar

Një histori e rrallë vjen për lojtarët me kombësi shqiptare. Djaloshi nga Shkodra, Ndue Mujeci po kërkon titullin kampion në të tretin shtet radhazi. 26 vjeçari i dalë nga akademia e Vllaznisë ka luajtur deri tani në gjashtë shtete të ndryshme, përfshi këtu Europën dhe Azinë. Mujeci u përpoq t'ia dalë mes shqiptarësh, teksa nuk mundi të gjejë hapsira te Ada e Velipojës dhe Trepça në Kosovë. Rrugëtimi vijoi në Letoni, ku mundi të aktivizohet dhe të dalë kampion me skuadrën e Ventpils.

Karriera e sportistit do të vijonte më tej në Azi dhe konkretisht në Hong Kong, aty ku do shpallej përpara një viti kampion me Happy Valley. Veç triumfit ekipor, në shtetin e largët aziatik Mujeci ka fituar edhe "Këpucën e Artë" me 30 gola të shënuar. Momentalisht luan në zonën turke të Qipros dhe synon trofeun e radhës me ekipin Cihangir GSK. Mujeci është në hapa të mbara, duke kryesuar klasifikimin me skuadrën e tij.

Tags:

Lajme

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga