Partizani luajti dje kundër Tiranës, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të të kuqve. Në këtë takim spektakli në shkallët e stadiumit ishte prezent me dy tifozëritë që shkëlqyen. Interesi ishte i madh për të mësuar koreografitë e tyre.
Grupimi "Tirona Fanatics" kishte përgatitur një banderolë me disa varreza dhe një stadium, duke e krahasuar me vendndodhjen e kompleksit të Partizanit, në zonën e Tufinës.
Por sicc u pa dhe në shkallët e stadiumit, ultrasit e kuq e kishin mësuar para sfidës se ccfarë kishin përgatitur bardheblutë. Ata iu përgjigjen me një banderolë ironizuese ku shkruhej: "E përbashkëta mes varrezave dhe klubit të Tironës, të dyja prona bashkie..."
[caption id="attachment_683444" align="alignnone" width="1024"] Koreografia e tifozëve bardheblu[/caption]