Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejtorin e spitalin të ndërmarrë këtë akt.
Kujtojmë që dorëheqja e Përparim Daiut, vjen pak ditë pas lajmeve për karantinë në spitalin e Kavajës, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri. Daiu është një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi për vite me radhë ka kontribuar për skuadrën e Partizanit. Pas largimit nga fusha e blertë, ai u emërua si drejtor i spitalit të Kavajës.
All - Paragraf - 3
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se ngritja e një karantine për koronavirusin në mes të një qendre të banuar është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Poll