Mbrojtësi i djathtë i Kukësit William Cordeiro do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Kamzës. Titullari dhe njëri prej elementëve më të rëndësishëm të Kukësit vuan nga dëmtimi në dorën e djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luaje për gati një muaj. Vetë braziliani e ka komunikuar lajmin në llogarinë e tij në "Instagram".
"Për fat të keq, për një thyerje që kam në dorë, unë nuk do të luaj për 4-6 javë. Kam luajtur ende 3 ndeshje me dorën e thyer dhe është përkeqësuar.
Jam shumë i trishtuar për këtë, por në futboll ju jeni pjesë i situatave të tilla. Do të përqendrohem në rimëkëmbjen time dhe e di që do të kthehem më fort."

Poll