Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ HYSAJT i prishin "ëndrrën", futbollisti KUQEZI duhet të harrojë Anglinë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ HYSAJT i prishin "ëndrrën", futbollisti KUQEZI

Transferimi i Elseid Hysajt te Chelsea mund të mos bëhet realitet. Kjo për faktin se futbollisti i Kombëtares ka një kosto të lartë financiare dhe londinezët janë të kënaqur me shërbimet e lojtarit të tyre Cezar Azpilicueta, i cili konsiderohet i pazëvendësueshëm.

Vetë ndihmësi i teknikut të "Bluve" të Londrës Fulvio Marrucco e pohoi një fakt të tillë për mediat e huaja.

"Në Londër kanë aktualisht Cezar Azpilikuetën, do të ishte e vështirë për të (Hysajn) që ta zëvendësonte. Pastaj shqiptari ka një vlerësim kartoni shumë të lartë", deklaron asistenti i teknikut Maurizio Sarri.

Këtë vit mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit dhe Shqipërisë u kërkua me këmbëngulje nga trajneri Sarri, i cili drejtoi sezonin e kaluar Napolin, por premtimet e drejtuesve të kaltër për t'i rinovuar kontratën 24-vjeçarit e bindën gjatë verës Hysajn që të qëndronte te Napoli. Tekniku i Napolit Carlo Ancelotti deklaroi në dhjetor se nëse do të kërkonte largimin e Hysajt do të ishte një ofendim për të dhe futbollistin.

Tashmë e ardhmja e futbollistit kuqezi që ka zhvilluar një sezon për t'u harruar në "San Paolo" duket se do të mbetet sërish te Napoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga