Herald Marku mesa duket nuk do vazhdojë të jetë lojtar i Partizanit në vazhdim. “Shkodra Sport” tregon se mesfushori mund t’i bashkohet Vllaznisë që prej ditës së nesërme.
Nuk ka akoma asgjë zyrtare nga të dyja klubet, megjithëse interesimi për të fituar shërbimet e Markut ishte shprehur nga shkodranët. Kujtojmë se Marku kishte 1 vit tjetër të mbetur në kontratë me të kuqtë, ku u afrua sezonin e fundit.
Ky do jetë rikthim për 26- vjeçarin në Shkodër, pasi ka mbajtur veshur ngjyra kuqeblu për 2 sezone, 2019/20 dhe 2020/21, ku arriti të fitojë dhe Kupën e Shqipërisë. Mesfushori tregohet kështu të jetë larguar nga faza përgatitore e Partizanit në Slloveni.