
Eros Grezdën nuk e duan më te Glasgoë Rangers. Ndeshja e sotme ndaj St.Johnstone tregoi se mesfushori i Kombëtares sonë ende nuk ka gjetur vendin e tij në formacionin e skuadrës skoceze. Pasi u aktivizua për 45 minuta, tekniku Steven Gerrard e uli në stol dhe kjo dha efektin e duhur, pasi skuadra e përmbysi rezultatin nga 1-0 në 2-1. Grezda nuk ka më as mbështetjen e tifozëve, të cilët ndihen tepër të zhgënjyer nga paraqitjet e tij deri tani.
Edhe pse pati shumë optimizëm kur mbërriti në Skoci, futbollisti kuqezi po kalon një periudhë kritike në karrierë dhe për të shpëtuar sezonin mund të ndjekë rrugën më të shkurtër: atë të transferimit në merkaton e janarit.
Poll