I papritur lajmi që vjen nga Spanja. Sipas informacioneve të fundit nga skuadra e Barcelonës raportohet se katalanasit kanë nxjerrë në shitje 3 nga yjet ekipit.
Ferran Torres, Ansu Fati dhe Raphinha janë 3 emrat e futbollistëve që blaugranat kanë menduar të presin oferta në drejtim të tyre. Siç duket performance e lojtarëve nuk ka bindur drejtuesit për t’i mbajtur në “Camp Nou”.
Nga ky lajm sigurisht skuadrat e mëdha kanë “fërkuar duart” pasi tashmë mund të sigurojnë shërbimet e tyre pa shumë vështirësi, me Xavi Hernandez që siç duket nuk i konsideron pjesë të rëndësishmë në formacioni bazë të katalanasve për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
| JUST IN: FC Barcelona have decided to listen to offers for Ferran Torres, Ansu Fati & Raphinha. @10JoseAlvarez
— Managing Barça (@ManagingBarca) January 10, 2023