Portieri i talentuar shqiptar Arjanit Murriqi ka zënë vend për të luajtur në kompeticionin Champions League. Kjo pasi tekniku i Manchester City Pep Guardiola publikoi listën e parë të lojtarëve dhe të dytën që mund të aktivizohen me "Qytetarët".
Duke qenë se ka lindur pas 1 janarit të 1997, gardiani i Kosovës ka mundësinë të thirret nga tekniku Guardiola dhe të aktivizohet në njërin prej takimeve të kompeticionit më të ndjekur të klubeve në botë.
Kjo mund të shikohet në faqen e lojtarëve të grumbulluar nga Manchester City, ku mes portierëve është shkruar dhe emri i 20-vjeccarit shqiptar.
Por duke parë eksperiencën që ka Claudio Bravo, portieri i dytë i Cityt, i cili mund të rikthehet shpejt pas dëmtimit, mund të zërë vendin e gardianit shqiptar.
Murriqi ende nuk ka debutuar në kampionatin anglez Premier League duke luajtur vetëm në Carabao dhe FA Cup.