
Manchester United është duke kërkuar në merkato për të zëvendësuar Marcus Rashford i cili është i dëmtuar. Një dëmtim në shpinë e ka lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave Rashford dhe tashmë Solskjaer kërkon një zëvendësues momental.
Siç raportojnë mediat anglez "Djajtë e kuq" janë duke u përgatitur për një rikthim të bujshëm. Ish sulmuesi Carlos Tevez është vendosur në kontakte me United për t'u rikthyer sërish në Premier League. 35 vjeçari aktivizohet tek Boca Juniors dhe kontrata i përfundon në qershor por ekziston mundësia që Tevez të shkeli sërish në "Old Trafford" nëpërmjet një huazimi deri në fund të sezonit.
Poll