
Futbollisti me origjinë shqiptare Thomas Guidara ka tërhequr vëmendjen e Valencias. Vetë mediat argjentinase bëjnë me dije se lojtari i ekipit të Belgranos ka bërë skuadrën e njohur spanjolle të tregojë interes ndaj qendërmbrojtësit 22-vjeçar.
Skuadra e tij ndodhet në pozicion të vështirë në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit argjentinas. Duke parë ambiciet e lojtarit, moshën e re, shto dhe sezonin zhgënjyes që po kalon Belgrano në këtë situatë, lojtari mund të zgjedhë si destinacion të ardhshëm Europën.
Rreth një muaj më parë, tekniku i Shqipërisë Christian Panucci bëri me dije se FSHF-ja po punon të pajisë me pasaportën shqiptar Guidarën për t'u bashkuar me skuadrën në ndeshjet eliminatore të EURO 2020.