Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PABESUESHME/ HYSAJN e duan të gjithë, INTERI e zgjedh KUQEZIUN si lojtarin e denjë

Shkruar nga NEWSPORT
E PABESUESHME/ HYSAJN e duan të gjithë, INTERI e zgjedh KUQEZIUN si

"Çmenduritë" e merkatos së janarit për Elseid Hysajn teksa bëhet me dije nga Italia se mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit e kërkon Interi. "Tuttosport" raporton se gjigantët zikaltër e shohin Hysajn si zëvendësuesin ideal të mbrojtësit kroat Sime Vrsljako, i cili nuk po luan prej një kohe të gjatë për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Duke parë se Napoli po e mënjanon pak nga pak Hysajn, Interi ka menduar të nisë lëvizjet për transferimin e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.

Edhe menaxheri i Hysajt Mario Giuffredi dha shenja se Interi është vënë në kërkim të shqiptarit.

"Merkatoja e janarit mund të ofrojë shumë mundësi, jo vetëm nga Chelsea. Po ne duhet të marrim avantazhin nga kushdo, ndryshe do të diskutojmë rinovimin", u shpreh Giuffredi për "Rai Sport".

Fakti që dje Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli la të kuptohej se qëndrimi i tij Napoli nuk është më i sigurtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga