Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E morën me vrull në merkato, Tërbuni “sakaton” Vorën

Shkruar nga NEWSPORT
E morën me vrull në merkato, Tërbuni “sakaton”

Vora e ka nisur vrullshëm këtë merkato vere. Pas zyrtarizimit të trajnerit Artan Mërgjyshi, drejtuesit kanë afruar shumë lojtarë në skuadër. Sot, është zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Tërbunit.

Pukianët kanë fituar 2-0 duke treguar dhe një herë mangësitë e kësaj skuadre që ra nga Kategoria e Parë në sezonin që lamë pas. Florian Peqini dhe Albers Keko kanë qenë autorët e golave në triumfin e arritur ditën e sotme. Lajmi bëhet me dije nga klubi pukian përmes një postimi në kanalin zyrtar:

“KF Vora 0-2 KF Tërbuni Pukë. Shënues: Florian Peqini, Albers Keko.
Kompleksi sportiv “Internacional”
Dy ngjyra, një emër, Tërbun të kam në zemër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga