Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"E merituam fitoren ndaj Skënderbeut", Lojtari i Bylisit zbulon të ardhmen: Kam kontratë deri në fund të sezonit, ëndërroj të luaj për Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
"E merituam fitoren ndaj Skënderbeut", Lojtari i Bylisit zbulon

Edison Ndreca është një nga lojtarët më të mirë te Bylisi. Mëngjarashi është një pikë kyçe e ballshiotëve dhe titullar i padisktueshëm në krahun e majtë. Në një intervistë për "Sport Magazine", Ndreca u shpreh se fitorja 1-0 ndaj Skënderbeut ishte e merituar. Gjithashtu, mbrojtësi foli edhe për të ardhmen si dhe ëndrrën e tij më të madhe në futbolll.

"Fitorja ishte e merituar sepse kishim punuar shumë gjatë javës, me një kundërshtar rival për mbijetesën. Por, me dy fitore me rivalët direkt është hap i mirë për ne. Tashmë të mbajmë këtë ritëm. Është kalendar i ngjeshur, por ne kemi një ekip të mirë që meriton shumë më shumë se kaq.

Të them të drejtën futbolli është i tillë, nuk kemi marrë ato që kemi merituar. Unë kam qejf gjithë krahun, nuk e kam problem të luaj, kam një veti që dua të godas portën. Kjo më jep përparësi kur luaj mesfushor i majtë, kam luajtur që kur kam qenë i vogël".

Kontrata me Bylisin? "Kam edhe dy muaj në kontratë, në fund të sezonit do të shohim. Kam dëshirë që të luaj jashtë, nëse do mundësohet kjo gjë, kush është ai që e refuzon, prandaj luajmë që të provojmë një ditë të luaj edhe jashtë".

Bylisi funksionon si një "trampolinë", për të afirmuar dhe për të shitur lojtarët e talentuar të huaj dhe shqiptarë. Në ekipin tonë ka 4-5 lojtarë, që jo vetëm në Superiore, por edhe jashtë mund të luajnë".

Ëndrra më e madhe në futboll? "Dua që një ditë luaj për Kombëtaren. Kjo është ëndrra më e madhe që kam si lojtar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga