
Partizani arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0 ndaj Tiranës. Derbi I kyreqytetit u vendos nga një gol i Çinarit në minutën e 83-të. Në fund të ndeshjes për "RTSH Sport", presidenti i Partizani u shpreh se të kuqtë e merituan fitoren. Në fund, numri një i Partizanit foli edhe për Çinarin dhe merkaton.
Derbi? "Ndeshje e bukur e dyluftuar, e meritoj skuadra jonë këtë fitore".
Çinari? "Ma tha edhe Genci Tomori, drejtori ynë që blerja jonë më e mirë deri më tani në këtë merkato është rikthimi i Çinarit. E përgëzoj për golin".
Merkato? "Janari është i vështirë, të shohim, sepse është duke u marrë stafi teknik", u shpreh Demi.
Poll