Pas aventurës me Kiason në Zvicër, ish-lojtari i Juventusit, Milanit dhe Italisë nis një punë të re në shtator. Ai do të bëhet trajner në Indi, ku do të stërvisë Delhi Dynamo. Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 4 muajsh, nga shtatori në dhejtor. Nuk është hera e parë që Zambrota ulet në stol, pasi pak më shumë se një vit më parë kishte mbyllur eksperiencën me Kiason dhe tani e rinis sërish nga jashtë Italisë. Shkon në Indi bashkë me Simone Baronen, i cili do të jetë zëvendësi i tij.