Zërat e merkatos shpeshherë nuk qëllojnë të sakta dhe kështu duhet të kenë qenë dhe për ish-sulmuesin e Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit. Reginaldo u përfol se do të ishte afrimi I Partizanit këtë merkato janari, me lojtarin që I pyetur nga newsport.al nuk deshi të sqaronte “thashethemet”. 29 vjeçari që njihet mjaft mirë në Shqipëri për aftësitë e tij përpara portës, duket se do e vijojë karierrën në një tjetër skuadër.
Pasi shkëputi bashkëpunimin me Shakhtar Karagany, sulmuesi I është bashkuar prej afro një jave Kaysar FC, duke kërkuar të bindë drejtuesit kazakistanas. Kështu, mozambikasi është drejt qëndrimit në Kazakistan dhe foto nga stërvitjet me ekipin “e ri”, e konfirmojnë diçka të tillë.