
Tirana ka bërë goditjen e madhe në merkato. Mungon vetëm zyrtarizimi pasi Filip Najdovski është lojtari më I ri I bardhebluve. Maqedonaso-veriori prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Pogradec, aty ku ka gjetur dakordësinë me drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë. Mesfushori 27 vjeçar vjen nga Vardari I Shkupit, kampion I Maqedonisës së Veriut në edicionin e fundit. Lojtari ka pozuar me fanellën bardheblu, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi nga kampionët e Shqipërisë.
Veç rolit natyral në qendër të mesfushës, lojtari përshtatet shumë mirë edhe në qendër dhe në krah të djathtë të mbrojtjes. Kapiten te Vardari dhe 20 ndeshje të zhvilluara në sezonin e fundit (1 gol), Najdovski ka ndjekur rrugën e bashkëatdhetarit Toshevski që u zyrtarizua pak ditë më parë te bardheblutë.