
Rafael Varane do të largohet nga Real Madrid. Mbrojtësi francez ka vendosur të mos rinovojë kontratën që skadon sezonin tjetër dhe dëshiron që të luajë për Man United.
Akordi mes lojtarit dhe skuadrës angleze është arritur prej kohësh, ndërsa ditët e fundit është gjetur akordi edhe me Real Madrid.
Skuadra spanjolle është "dorëzuar" para dëshirës së lojtarit dhe ka pranuar shumë e 50 milionë eurove për kartonin e tij. Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi me Varane që do të luajë në Premier League sezonin e ri.
Raphaël Varane to Manchester United, here we go! #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2021
Agreement almost done between Man Utd and Real Madrid, just final details to be completed and then paperworks time. It's a "matter of hours or days". Here-we-go. 🇫🇷
Varane has a total agreement on personal terms too.