Benjamin Kololli u largua nga Zurich pas 3 sezonesh. Mesfushori i Kosovës tashmë ka gjetur skuadër të re dhe do të firmosë me Shimizu Pulse, që militon në ligën e parë të Japonisë.
Një veprim i papritur nga 29-vjeçari që vendos kështu të largohet përfundimisht nga Europa dhe të luajë në kampionatin japonez.
Kololli ka arritur akordin me Shimizu Pulse për dy vite e gjysmë dhe është në pritje të viziës për të udhëtuar drejt Japonisë ku do të prezantohet zyrtarisht te skuadra e tij e re.
Mesfushori ka qenë një pikë e rëndësishme për Kosovën, teksa ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, por me këtë transferim ngelet për t’u parë nëse do të jetë sërish në listën e Challandes.