David Luiz e mbyll me Arsenalin. Mbrojtësi brazilian pas 2 sezonesh me “topçinjtë” ka vendosur të largohet. Mediat angleze bëjnë me dije se David Luiz i ka treguar vendimin e tij klubit anglez e tashmë me mbylljen e sezonit në Premier League do të ndryshojë ambient. E ardhmja e lojtarit pritet të jetë te Benfica.
Pak kohë më parë 34-vjeçari në një intervistë për mediat portugeze u shpreh se ëndrra e tij e madhe është ta mbyll karrierën aty ku e nisi, te Benfica. David Luiz ka nisur bisedimet për firmën me klubin portugez dhe gjithçka pritet të mbyllet gjatë merkatos së verës.