
Shumë është shkruar dhe folur për Elseid Hysajn, se mbrojtësi
i kombëtares shqiptare dhe i Napolit, do fillojë një aventurë të re në karrierë,
mirëpo duket se gjithçka ka ndryshuar udhë së fundmi.
Sikurse raporton Corriere dello Sport, anësori do të qendrojë tek Napoli, e nuk do të shkojë me asnjë klub tjetër.
NJë sërë klubesh të mëdha ishin të interesuara për 25 vjeçarin, por si përfundim shkodrani ka vendosur të mos largohet nga të kaltërit e Serie A. Këtë merkato vere, skuadrat e interesuara për të ishin Roma, Inter, Manchester United, apo edhe Atletico Madrid së fundmi.
Poll