Tirana do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore ndaj Kukësit. Bardheblutë kanë probleme me stadiumin "Selman Stermasi" pasi po mbillet bari i ri I fushës dhe në këtë mënyrë nuk mund të luhet për gati një muaj.
Duke parë këtë problem, gjithashtu edhe mbjelljen e barit në "Air Albania", Tirana është detyruar të zhvendoset në Korçë, aty ku do të presi Kukësin në supersfidën e javës së parë. Në një postim në faqen zyrtare, klubi zyrtarizon këtë vendosi dhe zbulon se sfida do të luhet në stadiumin e Skënderbeut.

Poll