Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram", se Besar Musolli do të rikthehet të luajë futboll me skuadrën e Kukësit.
Në këtë foto shihet futbollisti kosovar duke u ushtruar në palestër bashkë me Nderim Nexhipin. Kujtojmë që Musolli ka pësuar më përpara një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë fushave për shumë kohë.
Gjithashtu përflitej dhe për një largim të tij nga Kukësi, por çdo gjë ndryshoi drejtim dhe ai do të jetë pjesë e verilindorëve.
Poll