
Matthijs de Ligt është lojtari më i kërkuar i momentin në Europë. Qendërmbrojtësi i Ajax ka bërë një sezon të shkëlqyer duke bërë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai. Tashmë vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe çdo klub që interesohet për shërbiet e tij duhet të dërdh në arkat e klubit holandez rreth 75 milionë euro. Në verën e vitit 2016, Manchester United kishtë në dorë mbrojtësin holandez, por refuzoi ta blinte për një shifër rreth 5 milionë euro.
Klubi anglez refuzoi ta blinte për shkak të mbipeshës. Në klub i frikësoheshin një gjëjë të tillë pasi i ati i De Ligt është mbipeshë dhe mendonin se një gjë e tillë mund të trashgohej dhe nga djali. Deri në moshën 14 vjeçare De Ligt ishte mbipeshë, por me kalimin e viteve arriti formën e duhur duke u bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në botë.