Mbrojtësi i Chelsea, Emerson ka qenë nën vëzhgimin e Juventus, të paktën kështu shprehet Fernando Garcia, agjenti i mëngjarashit. Braziliani me pasaportë italiane, mbron ngjyrat e Italisë, ndërsa ka pasur një të kaluar te Roma në Serie A. Pikërisht këtu ka qenë interesimi i Juventus.
“Emerson është i kënaqur te Chelsea. Raportet e tij me teknikun Lampard dhe shokët e skuadrës janë të shkëlqyera, ndërsa nuk kemi pasur asnjë kontakt të ri me Juventusin. Eshtë e vërtetë se kur lojtari aktivizohej me Romën e kërkonte Juventusi për fashën e majtë, por nuk kemi asnjë zhvillim të ri.
Nga bardhezinjtë nuk ka kontakte të reja as me lojtarin as me mua. Do të presim hapjen e merkatos, por tani lojtari është i lumtur te Chelsea”, u shpreh Garcia.