Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“E kemi treguar që jemi më të fortë se Tirana”, Abazaj nuk dorëzohet për titullin kampion: I duam të 2 trofetë, kam një ofertë nga jashtë Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“E kemi treguar që jemi më të fortë se Tirana”,

Kukësi arriti të merrte një fitore “in extremis” ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-1. Ishte Abazaj që shënoi goli në minutën e 94-të duke I dhënë 3 pikët skuadrës kukësiane. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Kristal Abazaj u shpreh I lumtur për fitoren, ndërsa foli dhe për të ardhmen.

“Na kishte munguar shumë pasi ishin dy muaj ndalesë. Ishim si ata kalamajt që shkojnë në ditën e parë në shkollë. Një gol në minutën e 94-të është nga ata golat e veçantë. Jam I mërzituar pasi rrezikuam shumë dhe një ekip si I joni nuk mund të rrezikoj kaq shumë përballë një ekipi si Luftëtari. Kam qenë vetë te Luftëtarit dhe lojtarët motivohen akoma më shumë ndaj kundërshtarëve të fortë pasi duan edhe të bihen në sy.

Ne luftojmë për të dy trofetë dhe 9 pikë nuk janë pak, por ne do t’I marrim ndeshjet një e nga një e pastaj në fund të ndeshjes do të shikojmë. Kampionati ishte pak I çuditshëm pasi ishim pas Partizanit dhe më pas e kaluam. Kemi pësuar gola në fund dhe Tirana u tregua më cinike se ne dhe fituan ndeshjet e tyre. Golat në fund na u bën makth. E kemi treguar që jemi më të fortë pasi e kemi mundur 2 herë. Me ato raste që krijomë duhet të vrasim ndeshjen dhe mos ta çojmë deri në fund”.

E ardhmja? “Kemi 2-3 gjëra të reja dhe kam folur me menaxherim tim dhe kemi një interesim. Për momentin jam I fokusuar te Kukësi e pastaj të shikojmë. E kam mbyllur me Superligën dhe dua të luaj jashtë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga