
Pas fitores 5-1 të Tiranës në Kupë kundër Besëlidhjes, këtë herë në konferencën për shtyp ka dalë zëvendësi i tij, Erion Xhafa.
Për mikrofonin e tij, ndihmës-tekniku i Egbosë deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Pasi erdhëm nga pauza, kishim frikë se si do të kthehej skuadra. Ekipi po tregon se nuk ka humbur ritmin dhe entuziazmin. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë.
Mosrespektimi i karantinës? Nuk besoj që jemi nga skuadrat që e kemi respektuar më pak karantinën. Thjesht kemi dhënë programe për stërvitje individuale. Me kushtet që kemi, me terrenet sportive apo Liqeni Artificial afër, lojtarët kanë arritur të mbajnë formën. Skuadra nga fitorja në fitore ka arritur të rrisë vlerësimin që ka për vete", ka përfunduar ai.