Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E katranosi në derbi, Hoxhallari mesazh për trajnerin dhe tifozët bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
E katranosi në derbi, Hoxhallari mesazh për trajnerin dhe tifozët

Erion Hoxhallari, është një lojtarët që ka luajtur më shumë minuta tek Tirana. Ai përdoret nga trajneri Mema në shumë pozicione në mbrojtje duke u sakrifikuar për ekipin. Kjo sakrificë e ka bërë që të gabojë në disa raste si në derbin me Partizanin.

Në një prononcim për "Rtsh-Sport", Hoxhallari ka vënë në fokus objektivin e skuadrës që është  largimi nga zona e ftohtë e renditjes.

"Trajneri vendos se ku do të luajë unë dhe unë i përgjigjem. Jam i gatshëm të bëj çdo gjë nëse ma kërkon trajneri. Duhet më shumë përqendrim nga reparti i prapavijës. Do ta fillojmë gjysmën e dytë të sezonit duke menduar rënien nga kategoria. Duhet të largohemi nga ajo zonë në renditje ku jemi dhe më pas do të shohim për më lart. Nga ndeshja në ndeshje, do të vijë dhe forma e mirë e ekipit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga