
E jashtëzakonshme kjo që ka ndodhur në Divizionin e parë serb. Në shtatë ndeshje të luajtura janë dhënë plot 24 kartonë të kuq. E padëgjuar ndonjëherë në futboll, por ja që ka ndodhur.
Ajo që bie në sy është pikërisht ndeshja ndërmjet Rad dhe Radnik Surdulica. Rad-it i janë nxjerrë nga loja me të kuq plot gjashtë lojtarë, ndërsa Radnik Surdulicës tre lojtarë. E çuditshmja qëndron që Rad edhe ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0. Ky është takimi me më shumë kartonë, plot nëntë të kuq.
Ndërsa në ndeshjet e tjera janë dhënë 15 kartonë të kuq. Ky do të jetë një rekord më vete për sa i përket kartonëve të kuq në një javë kampionati.
[gallery columns="1" size="full" ids="26086"]
Poll