
Finalja e UEFA Conference League ka marrë vëmendje shumë të mëdha. Edhe pse është një kompeticion i ri dhe në finale nuk janë dy ekipe shumë të mëdha, kjo ndeshje do të transmetohet në plot 155 shtete të botës.
Këtë gjë, e ka konfirmuar Andi Verçani, drejtori i departamentit të medias në FSHF. “Finalja e UEFA Confernce League, do të transmetohet në 155 shtete të botës”, u shpreh Verçani në "News24".
Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord do të luhet në Tiranë, në stadiumin tonë kombëtar, “Air Albania”. Takimi do të startojë në orën 21:00 të mrëmjes së sotme.
Poll