Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E gjithë dita në udhëtim, Vllaznia kërkon kualifikimin nga… Bologna

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë dita në udhëtim, Vllaznia kërkon kualifikimin

Vllaznia luan të enjtë në 19:30 me Universitatea Craiova për ndeshjen e kthimit në Conference League. Në “Loro Boriçi” dueli i parë përfundoi 1-1, ndërsa shkodranët kanë një detyrë të vështirë në Rumani.

Kuqeblutë do udhëtojnë drejt Craiova të martën. Mëngjesin e ditës së nesërme, skuadra dhe stafi do udhëtojnë drejt Italisë, duke mos pasur një udhëtim direkt për në Craiova.

Në orën 8 të mëngjesit skuadra mbërrin në Bologna, për të pritur afro 6 orë në aeroport, përpara se të bëhet nisja për në Rumani. Rreth orës 18:00 të së martës ekipi do jetë në destinacion, teksa bën habi fakti që nuk është zgjedhur një linjë charter, me ndeshjen që është më shumë se e rëndësishme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga